Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës tregojnë se dukuria e tentim-vetëvrasjes, është në rritje. Në dymujorin e parë të këtij viti, kanë qenë 36 persona, të cilët kanë tentuar t’i japin fund jetës.
Derisa numri i të vetëvrarëve në dymujorin e parë ka arritur në tre persona, bën të ditur Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Në dymujorin e parë të këtij viti, janë tri raste, por kjo është vetëm për këtë periudhë kohore, por nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e plotë, për shkak se numri i tyre mund të rritet në muajt në vijim”, bën të ditur Sadriu.
Sipas Sadriut, shkaqet e personave që tentojnë të vetëvriten, janë të natyrave të ndryshme.
Ai jep më shumë hollësi:
“Policia i trajton këto raste në trajtimin kriminalistik, duke aluduar në atë nëse personi ka qenë i shtyrë të vetëvritet. Faktorët që ndikojnë t’i shtyjnë këto persona të vetëvriten, lidhen me probleme ekonomike, probleme familjare, e të tjera”.
Besnik Stuja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pohon se në Kosovë trendi i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje.
Sipas tij, institucionet duhet të vënë fokusin te kjo problematikë, sidomos të zhvillojnë aktivitete në shkolla për psiko-edukim.
“Trendi i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve vazhdimisht është në rritje. Numri po rritet për shkak të shumë faktorëve, si ai i papunësisë, ai ekonomik, si dhe faktorë tjerë që ndërlidhen me probleme të përditshme. Institucionet e vendit zhvillojnë aktivitete, sidomos qendrat për zhvillimin mendor, por duhet të punohet më tepër, veçanërisht për psiko-edukim në shkolla”, thotë Stuja.
Sociologët vlerësojnë se arsyet që i shtyjnë njerëzit që të vetëvriten, janë të shumta. Ata numërojnë gjendjen e rëndë ekonomike, por edhe kujdesin e dobët institucional për të rinjtë dhe nevojat e tyre
.
Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se merren me rehabilitimin psikik të atyre që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë shpjegon:
“Ministria merret me rehabilitimin psikik të atyre, që kanë dashur të bëjnë vetëvrasje. Ata dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në disa klinika tjera, në spitale rajonale të atyre që kanë qenë të përfshirë nga dukuria e vetëvrasjes”.
Edhe gjatë vitit të kaluar statistikat tregojnë një nivel të lartë të numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve. Sipas autoriteteve të rendit, në vitin 2011, 52 persona janë vetëvrarë, dhe 306 persona kanë tentuar të vetëvriten. Mosha e gjithë këtyre ka qenë nga 18 - 40 vjeç./rel/
Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com
ReplyDeleteWhatsapp: +2349074881619
A JENI NDIHUR MARTESA/SHKURORË/DASHURI TË HUMBURA DHE TË POSHTË FINANCIARE ??? SHTËPIJA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
ReplyDelete*Magji e fuqishme dashurie.
*Hakmarrja e korbit mallkimi.☎ +2348106541486
*Rregjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
*Shëruesi tradicional për të rikthyer dashnorin e humbur (kthehu mbrapsht ish-dashnor pa kodifikim).
*Magjitë e martesës. E-mail: ellenspellcaster@gmail.com
* Shërues vendas.
*Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
*Fallxhorja
*Leximi me pëllëmbë. E-mail:ellenspellcaster@gmail.com
*Lexim psikik.
*Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
*Magjitë e magjisë së zezë për të rikthyer një të dashur
*Magjitë e puthjes/tërheqjes.
*Fëmijët kokëfortë
*Fëmijët e shurdhër në klasë
NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHA BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com