Friday, March 30, 2012

A e dini se kush është i pari?

- E para gjë që Allahu krijoi është lapsi.

- Kodra e parë në Tokë është Ebu Kajs (kodra më e njohur në Mekë).

- Xhamia e parë në rruzullin tokësor është Xhamia e Haremit (Qabja e Ndritshme).

- I pari fëmijë i Ademit alejhi selam është Kabili

. - I pari që ka qepur rroba është Idrisi alejhi selam.

- I pari që është bërë synet është Ibrahimi alejhi selam.

- I pari që ka shaluar kalin dhe ka folur gjuhën arabe është Ismaijli alejhi selam.

- I pari që ka shpikur fletoren është Jusufi alejhi selam.

- I pari që ka punuar mbrojtëset e hekurit është Davudi alejhi selem.

- I pari që ka dhënë besën në Bejatu Ridvan është Ebu Sinan el-Esedij.

- I pari që ka thirrur ezanin është Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka ndërtuar xhami në Islam është Amari, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka nxjerrë shpatën e tij në Islam për të luftuar është Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka përgatitur kalin e tij për xhihad ka qenë Abdullah bin Xhahshi dhe ai është i pari që ka thirrur “o emir i besimtarëve”.

- Shehidi i parë në Islam është Sumeja, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- I pari që ka bërë dhihar[1] në Islam është Euvs bin Sami.

- Hul`i[2] i parë në Islam është hul`i i Habibe bint Sehl bin Thabit bni Kajsit.

- Liani[3] i parë që ka qenë në Islam është liani i Hilal bin Umejes me gruan e tij. - I pari që është gurëzuar në Islam është Maizi.

- I pari që ka lënë testament 1/3 e pasurisë së tij është el-Bera Ibn Mar’uri.

- I pari që është varrosur në varrezat e Bekijave është Uthmab bin Medhuni. -I pari që ka tubuar Kuranin është Ebu Bekri.

- I pari që ka themeluar shkencën e nahvit[4] është Ebu el Esvedi.


Përzgjedhje nga libri Elmud’hish, Ibn Xhevzij

Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu - klubikulturor.com
1- Mos këmbëngul në mëkat

 Këmbengulja në mëkat nënkupton mos-pendimin, e pendimi nënkupton kthimin tek Allahu, e këmbëngulja nënkupton vazhdueshmërinë e ikjes nga Allahu. Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Vëtetë Allahu e shtrinë dorë e Tij natën që ta falë gabimtarin (mëkatarin) e ditës, dhe e shtrinë dorën e Tij ditën që ta falë gabimtarin e natës.

Kështu derisa të lindë dielli nga perendimi” (Transmeton Muslimi) Allahu ka thënë: “Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (Nur, 31)

2- Mos u gëzo me mëkate.

Nuk është i barabartë ai që bënë mekate dhe qeshë – me atë që bënë mëkate dhe qanë. Ka ardhur në hadith se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keqardhja është pendim” (Transmeton Ahmedi)


3- Mos i publiko mëkatet e tua tek të tjeret.

Nëse sprovoheni me mëkate mbuloni ato. Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “I gjithë ummeti im janë të faluar, pos atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre…” (Transmeton Buhariu)

 4- Mos e nënvlerëso mëkatin e bërë.

Të mirët kanë thënë “mos shiko sa i vogël është mëkati, por shiko madhërinë e Atij që e ke kundërshtuar”. Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Keni kujdes nga mëkatet e vogla sepse ato bashkohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë.” (Transmeton Ahmedi)


5- Mos thirr në mëkate.

Mos thirr në mëkate, e të bëhesh nga bashkëpunëtorët e shejtanit që dëshirojnë të përhapet e keqja tek besimtarët. Allahu ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të perhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu e di, por ju nuk e dini”. (Nur, 19)

Sunday, March 25, 2012

Thyhen xhamat e xhamisë në fshatin Sopot të Kumanovës

Në fshatin Sopot të Kumanovës është njoftuar nga banorët për demolimin e xhamisë së fshatit nga persona të panjohur. Policia është informuar me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar se janë thyer disa xhama të xhamisë. Deri tani nuk dihen autorët e këtij akti makabër, ndërsa banorët kanë apeluar që organet e rendit të zbulojnë vandalët. Ky është sulmi i radhës ndaj një tempulli fetar islam, pas atyre në rajonin e Manastirit dhe Prilepit. MPB ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në drejtim të zbardhjes së këtij rasti në fshatin Sopot të Kumanovës. / INA

Grafite ofenduese ndaj shqiptarëve në Ohër

Organizata qytetare DORA e DREJTËSISË dënon ashper mbishkrimet me përmbajtje ofenduese mbi baza nacionale “vdekje shqiptarëve” në disa objekte në qytetin e Ohrit dhe në veçanti në muret dhe afërsi të xhamive.

Ky akt është vazhdimësi e rasteve tjera qe po ndodhin në qytetin e Ohrin kundër marrëdhënieve të mira etnike dhe fetare.

Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë më vigjilente dhe rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen në Ohër dhe se autorët të nxiren para drejtësisë. Organizata qytetare DORA e DREJTËSISË është e interesuar se kush qëndron pas këtyre ngjarjeve të një pas njëshme dhe kujt i konvenon që në Ohër të prish bashkëjetesën etnike dhe fetare?!

Ne me kujdes të veqant do të ndjekim situatën në të ardhmen këtu në Ohër dhe në të njejtën kohë lusim qytetarët e Ohrit që të mos bien pre e provokimeve qëllim keqe!

Komuniteti fetar shqiptar kundër paradës homoseksuale

Liderët fetarë të Shqipërisë kanë kritikuar mbajtjen e paradës së homoseksualëve duke thënë se kjo paraqet “rrezik” për shoqërinë.

“Demonstratat e tilla publike janë abuzim me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe paraqesin rrezik për moralin dhe traditën e familjes shqiptare”, ka thënë zëdhënësi i komunitetit mysliman Agron Hoxha.

Edhe Kisha Katolike kundërshton paradën e planifikuar të mbahet në Tiranë me 17 maj. Zëdhënësi Gjergj Meta ka thënë se “homoseksualiteti është kundër rendit natyror dhe moralit të shoqërisë”.

Në popullatën prej 3.2 milionë banorësh të Shqipërisë, shumica janë myslimanë, por ka numër të konsiderueshëm edhe të katolikëve dhe ortodoksëve.

Organizatat e homoseksualëve në Shqipëri shpallën planet për paradën të premten. Shqipëria ka miratuar një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të preferencës seksuale në vitin 2010./rel/

Thursday, March 22, 2012

Një ditë ti do të jesh Jashtë Linjës – OFFLINE

Do të vijë dita kur të gjithë do të shohin emrin tënd anash, dhe të gjejnë ty jashtë linjës-Offline!

Të presin të dashurit e tu, e ti nuk do të kyçesh.

Të dërgojnë letra - email, e ti nuk do t’iu përgjigjesh!

Të presin me orë të tëra në messenger, e ti nuk do të hysh.

Gjendja jote vazhdon të jetë jashtë linjës - Offline.

Atë ditë do të ndalet pjesëmarrja jote tek shumë njerëz, sepse ti veç e ke lënë këtë botë.

Nuk do të kesh mundësi të kyçesh për të komentuar apo kritikuar, apo t’i kërkosh falje atyre që iu ke bërë padrejtësi në atë që ke vepruar ndonjë ditë.

Ti më nuk je me ne!

Ti je atje, në gropën tënde të ngushtë.

Askush nuk mund të të shoqërojë në vetminë tënde.

Do të qash punët e tua.

Apo ka mundësi të të shoqërojnë punët e tua!

Na ke braktisur dhe nuk na ka mbetur nga ti asgjë, pos asaj që ti ke shkruar me dorën tënde.

Kujdesu që rreshtat tu të jenë punë të mira që rrjedhin në varrin tënd!

Çdo njeri llogaritet për atë që ka vepruar!

Shpejto të ndryshosh dhe të përmirësohesh!

Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë

Kujto, para se të mëkatosh

Nëse të mund epshi yt…

Nëse dëshiron të flasësh, dhe nuk e din se çka flet…

Nëse dëshiron për një rast që të ka shqetësuar, ti nuk je përmbajtur…

Nëse dëshiron të marrësh një vendim që nuk e kënaq Allahun…

Kujto se, ajo është një moment që mbaron

Kujto se, mëkati e tërheq mëkatin

Kujto se, meleku ka regjistruar çdo të keqe që ke bërë

Kujto se, Allahu të ka parë në atë punë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur.

Kujto se, zemra jote ka marrë një pikë të zezë.

Kujto se, mëkati te privon nga adhurimi

Kujto se, do të dalësh para vëllezërve të tu me poshtërimin e mëkatit.

Kujto se, ti nuk ke duruar në momentin e bërjes se mëkatit.

Kujto se, ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.

E ti, gjithmonë kujto… para se te besh mëkat!

Kujto, atë Ditë kur Allahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar.

Allahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo sendi”. (Muxhadele, 6)

Kujto! “…kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjej pos Allahut, as ndihmës as mik”. (Nisa, 123)

O ti! Po supozojmë se nuk frikohesh, por i mjeri ti që nuk përmallohesh.

E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe e padëshiruar, dhe të na bëj rob falënderues ditë e natë.

Kur të zgjohesh, mos e prit natën Kur flenë natën, mos e prit ditën InshAllah, është këshillë për mua dhe ty!

Me shpresë se do të bie në veshët që dëgjojnë dhe mendjet që logjikojnë.

Të udhëzohet mëkatari dhe të largohet nga ajo. E atëherë edhe ne do ta kemi shpërblimin.

Përktheu: Valdet Kamberi