Saturday, March 10, 2012

Një mollë në ditë dhe ti nuk ke nevojë për doktor…

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”.

Ajo ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Molla përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C.


Të gjitha efektet kuruese të mollës

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen.

Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve.

Për këtë, merren 1.5 kg mollë dhe pasi hiqen vetëm farat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura.

Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Molla jep ndikime pozitive edhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Për të luftuar gripin, kollën ngjirjen e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar daljen e gurëve të veshkave, merret një gotë çaji e mbushur me lëkurë molle, zihet në një litër ujë për 10 minuta dhe pastaj kullohet.

Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng , paksa i ngrohur. Kjo ndihmon në pakësimin e dhembjeve dhe daljen e gurit.

Një kurë me mollë këshillohet nga mjekët edhe në mjekimin e sëmundjeve si reuma, sëmundjet e mëlçisë, veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit) si dhe për të ndaluar pleqërinë e parakohshme.

Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut.

1 comment:

  1. Jam shumë e lumtur këtë ditë sepse sapo më ndodhi një mrekulli, nuk prisja të isha më me të dashurin tim, por falë DR ELLEN, një magjistare e fuqishme që e bëri të mundur. Po kërkoja në internet më 29 dhjetor 2021 për të parë se si mund ta riktheja jetën time të dashurisë dhe hasa në shumë dëshmi për DR ELLEN. I afrohem asaj dhe jam mirënjohës për ndihmën e saj tani i dashuri im është kthyer me mua. Faleminderit DR ELLEN Unë do të vazhdoj të dëshmoj për ju. ju mund t'i besoni DR ELLEN për të zgjidhur problemet tuaja %100 me ndershmëri kontakt email :ellenspellcaster@gmail.com

    Whatsapp: +2349074881619

    ReplyDelete